Kosnett pas takimit me Hotin: U pajtuam për veprime të shpejta në raportet me Serbinë

Kosnett pas takimit me Hotin: U pajtuam për veprime të shpejta në raportet me Serbinë

18:23, 05/06/2020

Ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett, sot është takuar me kryeministrin e ri të Republikës së Kosovës, Avdullah Hotin.

Përmes një reagimi në twitter, Kosnett ka thënë se janë pajtuar bashkë me kreun e ekzekutivit kosovar që duhen marrë veprime të shpejta lidhur me raportet me Serbinë.

“Në takimin tim të parë më kryeministrin Hoti sot, u pajtuam për rëndësinë e veprimeve të shpejta sa i përket raporteve me Serbinë, vazhdimin e luftë kundër korrupsionit dhe rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë CODVID-19”, ka thënë Kosnett.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco