Dhurata Hoxha paralajmëron padi ndaj Jeta Xharrës për shpifje, hulumtimi i BRIN-it është lajm i rremë

Dhurata Hoxha paralajmëron padi ndaj Jeta Xharrës për shpifje, hulumtimi i BRIN-it është lajm i rremë

17:20, 05/06/2020

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka paralajmëruar padi ndaj gazetares Jeta Xharra pas publikimit të një dokumenti përmes të cilit thuhej se me paratë e taksapaguesve Kosovar është lobuar për idenë e ndarjes së Kosovës.

Hoxha gjithashtu ka paralajmëruar padi edhe ndaj ish-zëvëndëskryeministrit, Haki Abazi, për deklarata që ish-ministrja i quan shpifje.

“Të dashur qytetarë,Pas lajmit të rrejshëm, të publikuar nga mediumet prishtinainsight dhe kallxo.com, me autoren Jeta Xharra dhe deklaratave shpifëse të ish zëvendës kryeministrit, Haki Abazi, moralisht ndihem e obliguar të sqarojë për opinion të vërtetën. Arsyeja e vetme pse kam heshtur deri më tani, është për shkak se për këto shpifje do të padis të gjithë personat që janë marrë me emrin tim dhe kanë denigruar personalitetin tim përmes shpifjeve”, ka shkruar Hoxha.

Ajo thotë se pretendimet që në kohën e saj janë shfrytëzuar paratë e taksapaguesve kosovarë për të lobuar për copëtimin e Kosovës janë shpifje dhe produkt i “njerëzve të çmendur” që sipas saj dëshirojnë në çdo mënyrë të bindin të tjerët se ndarja e Kosovës ka qenë opsion real.

Hoxha thotë se një gjë e tillë është përgënjeshtruar edhe nga SHBA-ja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco