Hoti do të  shfuqizojë vendimin e reciprocitetit për mallrat serbe, në mesditë

Hoti do të shfuqizojë vendimin e reciprocitetit për mallrat serbe, në mesditë

10:41, 05/06/2020

Qeveria e re në krye me Avdullah Hotin, pritet ta shfuqizojë vendimin e ish-kryeministrit, Albin Kurti që vendosi reciprocitet të plotë tregtar me Serbinë, ka bër të ditur  burime nga kabineti i Kryeministrit, raporton Syri. net Kosova   

 Vendimi pritet të merret në takimin e sot të kabinetit qeveritarë i cili do të zhvillohet në mesdite, ka saktësuar burime të Syr.net Kosova pranë qeverisë.

Kjo do të bëhet për t'i hapur rrugë dialogut në Bruksel, ka thënë kryeministri Hoti, kryeministri i sapozgjedhur ka thëne se do të heq të gjitha pengesat për vazhdimin e dialogut, duke përfshirë edhe reciprociteti .

"Ne do të heqim të gjitha pengesat për vazhdimin e dialogut, përfshirë edhe reciprocitentin" ka deklaruar Hoti,

Ai më tej ka thënë se, dalogun e ka garanci nga partnerët ndërkombëtar, që sipas tij, në rast se nuk ka sukses, do ta kthejnë maswn e recipricitetit. 

"Nëse dialogu nuk ka sukses, ne do të vendosim masat e plota të reciprocitetit dhe do të kemi përkrahjen e partnerëve" ka thënë kreu i ri i ekzekutivit kosovar.

Hoti më tej tha se për heqjen e masës së reciprocitetit, e ka mbështetjen edhe të partnerëve të koalicionit.

"Po sepse mbi këto premisa është ndërtuar ky koalicion" ka thenë ai duke mos përmendur datë se kur mund të merret ky vendim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco