'Përplasje' mes Vjosa Osmanit e Teuta Haxhiut në Kuvend

'Përplasje' mes Vjosa Osmanit e Teuta Haxhiut në Kuvend

10:41, 04/06/2020

Në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur seanca plenare ku po diskutohet për propozimin për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-19 nga ish-Qeveria Kurti.

Me të marrë fjalën deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu pati një përplasje me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanit, ku i tha se e kishte kërkuar fjalën e para.

I menjëhershëm ishte reagimi i Osmanit e cila i tha se me radhë janë grupet parlamentare, duke i thënë se tash e keni falën.

“Zonja deputete me radhë janë grupet parlamentare, ju s’jeni, tash jeni me radhë”, tha Osmani. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco