25 mijë nënshkrime për dy ditë mblidhen në peticionin 'Duam Zgjedhje'

25 mijë nënshkrime për dy ditë mblidhen në peticionin 'Duam Zgjedhje'

21:37, 03/06/2020

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se për dy ditë janë grumbulluar mbi 25 mijë nënshkrime në peticionin “DUAM ZGJEDHJE” të organizuara nga kjo parti -  raporton Syri.net Kosova

Në njoftimin e tyre thuhet se “qytetarët janë të bindur se cili është lloji i qeverisjes që i duhet vendit. Me 6 tetor ata i dhanë fund mendësisë 20 vjeçare te qeverisjes me korrupsion, krim e cenuese të sovranitetit, ndërkohë gjatë kësaj kohe jemi dëshmitarë së në Kosovë ka shpresë dhe se mund të qeveriset me duar të pastra. Ndryshimi që ka ndodhur nuk mund të kthehet mbrapa, ndërkaq zgjedhjet janë zgjidhja e vetme përpara.”

LVV ka deklaruar se me vullnetin e shumicës ata do ta vazhdojnë rrugën që kanë nisur dhe se do t’i rrëzojnë abuzuesit nga pushteti sado që mund të ndihen të fortë e arrogantë sot.

“Përmes peticionit që kemi filluar dje gjithandej Republikës janë mbledhur mbi 25 mijë nënshkrime fizike. Interesimi i jashtëzakonshëm qytetar na jep vullnet edhe më shumë që të vazhdojmë punën për të cilën jemi zotuar dhe rrugën përpara që kemi nisur.

Ne do t’i rrëzojmë abuzuesit nga pushteti, sado të ndihen të fortë e arrogantë sot.”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco