'Gjuhë gjakësore prej krimineli', këshilltari i Kurtit godet ashpër Thaçin

'Gjuhë gjakësore prej krimineli', këshilltari i Kurtit godet ashpër Thaçin

21:16, 03/06/2020

Këshilltari i Kurtit, Arbër Zaimi ka reaguar ndaj Presidenti Hashim Thaçi ndaj deklaratës së tij se se ai do të godas i pari kush do që do ta kundërshtoj – raporton Syri.net Kosova

“Sapo tha në televizion: “Dy duar për një kokë janë, ata që pretendojnë me të goditë, unë i godas i pari. Nuk ka më bilbila, ujë, gaz, unë ua tregoj vendin”.

“Dmth. tash protesta sado paqësore, do të pritet me dhunë - po thotë Thaçi. Mjafton që Thaçi të ketë bindjen se dikush pretendon, dhe ai do të godasë i pari.”

“Gjuhë gjakësore prej krimineli. Por shqiptarët nuk gjunjëzohen kurrë kështu, more i pafytyrë!” – përfundon shkrimin e tij në Facebook Zimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco