Limaj uron Hotin: Nisma do të japë kontributin e saj...

Limaj uron Hotin: Nisma do të japë kontributin e saj...

19:58, 03/06/2020

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar kryeministrin e ri, Avdullah Hoti, dhe kabinetin e ri qeveritar për besimin e marrë nga Kuvendi i Kosovës, shkruan Syri.net Kosova.

Lideri i Nismës është zotuar që partia të cilën ai e udhëheq do të japë kontributin në qeveri dhe Kuvend gjatë këtij mandati qeverisës, në zbatimin e programit qeverisës të harmonizuar mes partnerëve të koalicionit.

“Detyrat parësore të kësaj qeverie do të jenë rimëkëmbja e ekonomisë pas përballjes me COVID-19, përmbyllja e procesit të dialogut Kosovë- Serbi me njohje reciproke, liberalizimin e vizave, si dhe integrimin e vendit në instancat euroatlantike”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në Facebook.

Postimi i plotë:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco