Osmani i kundërpërgjigjet Mustafës: E di për cilin zyrtar të LDK-së e kam fjalën, të informova me 27 shkurt

Osmani i kundërpërgjigjet Mustafës: E di për cilin zyrtar të LDK-së e kam fjalën, të informova me 27 shkurt

17:53, 26/05/2020

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, i ka reaguar shefit të partisë, Isa Mustafë rreth letrave kundër saj, që Osmani thotë se zyrtarë të lartë të LDK-së ia kanë dërguar administratës amerikane.

Osmani thotë se Mustafa është njoftuar me dalë 24 shkurt për një zyrtar të lartë të partisë, që sipas saj, ka dezinformuar për të në qarqet më të larta të administratës amerikane dhe thotë se kreu i partisë i ka dëshmitë për këtë çështje.

“Kryetarin Mustafa e kam informuar me datën 27 shkurt lidhur me dezinformatat që një zyrtar i lartë i LDK-së (anëtar i kryesisë) i ka bërë ndaj meje drejtuar niveleve më të larta të administratës amerikane. Pra është i informuar se për kë është fjala dhe ja kam dërguar dëshmitë për një gjë të tillë”, ka thënë Osmani për Express.

Mustafa më herët e ka komentuar intervistën e Osmanit.

Kreu i LDK-së ka thënë se nuk ka njohur që dikush nga LDK-ja ka folur për kryeparlamentaren e tanishme me administratën amerikane. Për akuzat e Osmanit, kreu i partisë e fton atë që t’i bëjë publike emrat e zyrtarëve.

“Si Kryetar i LDK-së nuk kam njohuri se dikush nga strukturat e larta të LDK-së ka komunikuar me administratën amerikane apo me EPP-inë për znj Osmani. Por, në qoftë se znj. Osmani ka argumente, do ta ftoja që ato t’i bëjë publike, me emër dhe mbiemër”, ka thënë Mustafa.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco