Largimin nga detyra e ambasadorit në Gjermani, e konfirmon Grenell

Largimin nga detyra e ambasadorit në Gjermani, e konfirmon Grenell

16:38, 24/05/2020

Ambasadori amerikan në Gjermani dhe Emisari Special i Presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell ka konfirmuar tashmë se po largohet nga pozita e ambasadorit në Gjermani.

Përmes një postimi në Twitter, Grenell e konfirmoi se është e vërtetë raportimi për largimin e tij.

Ai ripublikoi shkrimin e gazetës amerikane ‘Politico’ ku mbi të shkroi : E vërtetë.

Grenell i cili mbante postin e drejtorit të përkohshëm të Inteligjencës amerikane, u zëvendësua para tri ditëve nga John Ratcliffe në Senatin amerikan duke marrë 49 vota pro dhe 44 kundër.

Grenell ishte emëruar ambasador në Gjermani në shtator të vitit 2017.

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco