A duhet të mbahet seanca e thirrur nga PDK? Tahiri e tregon zgjidhjen

A duhet të mbahet seanca e thirrur nga PDK? Tahiri e tregon zgjidhjen

17:17, 09/04/2020

Në kohë pandemie nga koronavirusi pritet të mbahet edhe një seancë tjetër e Kuvendit, pas asaj për rrëzimin e Qeverisë.

Tani, me kërkesë të PDK-së, të martën pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partia më e madhe opozitare, për një pako të re emergjente.

Por, a duhet të mbahet seanca në këtë gjendje?

Lidhur me këtë, politologu Ramush Tahiri, ka thënë për gazetën "Bota sot" se nuk duhet të mbahet seanca, por të mbahen mbledhjet online dhe që PDK nëse ka vërejtje, le të ja dërgojë ato Qeverisë.

"Nuk duhet kurrfarë seance e Kuvendit tash në këtë situatë pandemie. Duhet mbledhjet online sikur që i mbanë Qeveria. Për masat emergjente është shumë i rëndësishëm debati, propozimet e vendimet. Nëse PDK ka vërejtje, atëherë le t'i dërgojë këto me propozime në Qeveri", është shprehur ai.

Sipas Tahirit, tubimet vënë në rrezik pjesëmarrësit, familjarët dhe të afërmit e tyre, duke shtuar se duhet pritur edhe rekomandimet e IKSHP-së.

"Tubimet vënë në rrezik pjesëmarrësit, familjarët dhe të afërmit e tyre në rend të parë. Mundet që asnjë anëtar i Qeverisë edhe të mos shkojë në Kuvend. Duket situatë jonormale dhe vështirë të gjenden zgjedhje normale nëse nuk ka pajtim dhe konsensus të përgjithshëm shoqëror. Besoj duhet pritur edhe rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, pasi tash edhe ka ndryshuar përbërja", ka deklaruar Tahiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco