AAK nuk ka diskutuar ende për themelimin e Ekipit Negociator nga Kurti

AAK nuk ka diskutuar ende për themelimin e Ekipit Negociator nga Kurti

20:03, 08/04/2020

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ende nuk ka diskutuar lidhur me themelimin e ekipit negociator në dialogun me Serbisë i prezantuar sot nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Nenkryetari i AAK, Muharrem Nitaj në një deklarim për media ka thënë se nuk mund të parashikojnë asgjë lidhur me këtë çështje pasi që kryeministri Kurti tashmë është i shkarkuar.

“Kjo çështje, mbase edhe për shkak të pandemise që na ka goditur të gjithëve, nuk është diskutuar ende në Kryesine e AAK-së. Tani unë nuk mund të parashikoj se kush do të jetë kryeministër, meqenëse zoti Kurti është shkarkuar nga Parlamenti, por pavarësisht zhvillimeve rreth qeverise në ditët e ardhshme, ceshtjen e dialogut kurrë nuk e kemi cilësuar si te drejte ekskluzive te një partie politike, qofte në qeveri apo jashtë saj”, ka thënë Nitaj.

Mirëpo Nitaj ka theksuar se AAK ka qenë gjithmonë e pajtimit që në procesion e dialogu me Serbinë të marrin pjesë partitë politike dhe se në krye të saj të jetë qeveria e Kosovës.

“Prandaj Aleanca është përcaktuar që në krye të herës, se në dialogun me Serbinë, duhet të marrin pjesë te gjitha partitë parlamentare, shoqëria civile, ekspertet e fushave të caktuara e kështu me radhe. Natyrisht rolin udhëheqës duhet ta ketë qeveria e vendit, pavarësisht se kush do te jete ne kryë  te saj”, ka thënë Nitaj.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shkëmbyer letra me Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. 

Kurti përmes kësaj letre është shprehur se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për dialogun me Serbinë, dhe të arrijë një marrëveshje përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese midis dy vendeve tona.

Po ashtu, në këtë letër, Kurti ka paraqitur edhe një listë që paraqet ekipin negociator në dialogun me Serbinë.

“Si Kryeministër, jam i obliguar sipas Kushtetutës që të themeloj dhe udhëheq ekipin negociator. Prandaj, plani im është që të krijoj një ekip gjithëpërfshirës dhe të balancuar në baza gjinore. Përbërja e ekipit do të jetë si në vijim: Albin Kurti – Kryeministër dhe Udhëheqës i ekipit negociator; Hashim Thaçi – President, anëtar; Vjosa Osmani – Kryetare e Kuvendit, anëtare; Përfaqësuesi i LVV, anëtar; Përfaqësuesi i LDK, anëtar; Përfaqësuesi i PDK, anëtar; Përfaqësuesi i AAK-PSD, anëtar; Përfaqësuesi i NISMA-AKR, anëtar; Përfaqësuesi i Listës Serbe, anëtar; Përfaqësuesi i Grupit 6+, anëtar

Ekipet teknike do të emërohen posa të përpilohet lista e çështjeve që duhet të trajtohen, dhe posa të dakordohet ajo bashkërisht në nivel politik. Unë aktualisht jam në proces të planifikimit, për krijimin e një ekipi të profesionistëve dhe ekspertëve tanë më të mirë nga akademia dhe shoqëria civile, të cilët do të përgatitnin dhe zhvillonin dialogun për fusha dhe çështje të caktuara”, ka shkruar Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco