Pakoja sociale dhe ekonomike nga e cila nuk dihet kush përfiton e kush humb

Pakoja sociale dhe ekonomike nga e cila nuk dihet kush përfiton e kush humb

13:43, 08/04/2020 Nga B.T

Qytetarë të shumtë të punësuar e të papunë, i'a kanë mësyer me të madhe bankave për të hapur llogari bankare, duke shpresuar se do të përfitojnë edhe ata nga kjo.

Por institucionet përgjegjëse deri tash nuk kanë sqaruar saktësisht se kush do të përfitoj saktësisht, pos disa institucioneve si  shëndetësia, policia, inspektorët, zjarrëfikësit e bizneset, sidomos ato që janë duke punuar e po fitojnë në mënyrë marramendëse si marketet, furrat, e barnatoret.

Qytetarë edhe të papunë mendojnë se do të marrin ndonjë të ardhur nga qeveria, por se nuk dihet a do të përfitojnë ndonjë gjë. 
 
Vendimi i qeverisë për mbështetje me të ardhura e gjëra të tjera për të punësuarit e të tjerët me një pako emergjente rreth 170 milionë euro, nuk sqarohet sakt se kush do të përfitoi nga kjo. 

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, tha për "Syri.net", se e ka bërë shumë të qartë ministri i Financave e Transfereve. 

Ai ka lutur qytetarët, që të gjitha elementet e pakos emergjente fiskale ti lexojnë dhe t'i drejtohen Ministrisë së Financavave e e Transfereve dhe qeverisë që t'i marrin vesh hollësit e kësaj pakoje emergjente, e cila është mbi 170 milionë euro dhe e cila do ta zbus sado pak krizën e shëndetit dhe ekonomisë.
"Unë nuk dua të flas vetëm për këtë kategori e të harroi atë tjetrën, por jemi përpjekur për dallim nga shumë vende tjera që kjo pako emergjente fiskale të mos jetë vetëm ekonomike, por edhe sociale", tha Kurti. 

Sipas tij nuk është kollaj, pasi kanë rënë të hyrat buxhetore, sepse ka rënë aktivieteti ekonomik, sigurisht kanë rënë edhe remitencat dhe nuk i dimë ende përmasat e kësaj rënie, meqenëse mërgata gjithandej janë prekur nga pandemia.

Kryeministri shton se nuk jemi të gjithë të njejt në shoqëri që të ndihmohemi njësoj, dikush ka nevojë për ndihma më shumë e dikush më pak dhe shteti duhet të tregoi ndjeshmëri për këtë dhe nuk besoj se një masë e tillë do të mund të ndihmonte në këtë kohë. Pakoja  emergjente  e qeverisë e prezantur është rruga e duhur përpara.  

Nga ana tjetër "Syri.net", ka kërkuar sqarime nga Ministria e FInancave e Transfereve rreth  listës së përfituesve të Pakos Emregjente, por asnjëher nuk ka marr përgjigje.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco