PLAN-i më shumë po i frikësohen rritjes së VV'së, sesa rritjes së rasteve me koronavirus

PLAN-i më shumë po i frikësohen rritjes së VV'së, sesa rritjes së rasteve me koronavirus

08:18, 07/04/2020

Xhelal Sveçla, ushtrues detyre i Ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike ka thënë në  se pati tendencë për tensionim të situatës në veri.

“Pati tendencë nga këto retorika të vazhdueshme, madje bajate, të eksponentëve të caktuar politikë, por edhe të argatëve të tyre. Qëllimi ishte të godasin LVV-në, të ndalin rritjen eksponenciale të LVV-së. Këta më shumë po u frikësohen kësaj rritjeje, sesa rritjes së rasteve me koronavirus”.

Ai ka bërë thirrje që fokusi të jetë në ndaljen e koronavirusit, duke iu dhënë fund lojërave politike.

“Ne jemi vendi i vetëm në glob, që përkundër se është duke u menaxhuar situata jashtëzakonisht mirë, kemi mocion apo rrëzim të Qeverisë në këtë kohë, do të thotë se kundërshtarët tanë nuk po kursejnë asgjë, as shëndetin e qytetarëve, për të na luftuar neve politikisht”, ka thënë ai.

Sa i përket kufizimit të lëvizjes dhe vendimit të Kushtetueses të 13 prillit, Sveçla ka thënë se është ecur drejt krijimit të mekanizmave mbështetës.

“Po ashtu kemi krijuar grupin për analizë dhe projektim, i cili ka për detyrë ta përcjellë situatën, të marrë shembujt më të mirë dhe më të këqij, dhe të parashikojë se çfarë mund të ndodhë me vendin tonë ne vazhdim”, ka thënë Sveçla.

Ai ka thënë se analizat e para tashmë po vijnë.

“Ndodhemi para dyjavëshit më të rrezikshëm dhe po punojmë që organizimi të jetë sa më efikas e mobilizimi sa më i mirë, që kjo të stopohet në maksimumin e saj”, ka deklaruar Sveçla.

Ai ka thënë se Qeveria do të mundohet që kurba e rritjes të zvogëlohet sa më shumë, në mënyrë që numri i të infektuarve të mos jetë më i madh, sesa kapacitetet për trajtimin e tyre.

“Të mos na ndodhë si në Itali”, ka thënë Sveçla. Ai ka thënë e njëjta situatë është edhe në Spanjë, në Francë e në Gjermani.

Sa i përket vendimit të Kushtetueses, ai ka thënë se janë kundërshtuar procedurat, e jo vendimet.

“Është thënë që këto vendime nuk mund t’i marrë Qeveria e Kosovës, por Ministria e Shëndetësisë bazuar në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve infektive. Dhe ne këtë po e bëjmë: Do t’i kthehemi ligjit për luftimin e sëmundjeve ngjitëse dhe në bazë të atij do t’i marrim vendimet meritore”, ka thënë ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco