Latifi: Tregimet për Hashimin e Albinin, pallavra për llogari elektorale

Latifi: Tregimet për Hashimin e Albinin, pallavra për llogari elektorale

13:08, 06/04/2020

Analisti Blerim Latifi ka thënë se tregimet rreth Albin Kurtit e Hashim Thaçit për veriun nuk janë asgjë tjetër pos pallavra partiake që bëhen për llogari elektorale, raporton Syri.net Kosova.

“Derisa ushtria serbe po bëhej gati të largohej nga Kosova në qershorin e vitit 1999, NATO po përballej me kritika të ashpra, në të cilat akuzohej se derisa e kishte ndaluar spastrimin etnik të shqiptarëve, nuk po bënte asgjë për të ndaluar zbrazjen e Kosovës nga civilët serbë, të cilët, nga frika e hakmarrjes shqiptare, po iknin bashkë me ushtrinë e tyre”, shkruan Latifi.

Sipas Latifit, si pasojë e kësaj situate u krijua zona e mbrojtur e veriut që fillonte në urën mbi Ibër në Mitrovicë.

“Këtë zonë pastaj e shfrytëzoi Beogradi për të vendosur aty strukturat e tij paralele, të cilat kishin një mision të vetëm : kontestimin e autoritetit të Prishtinës me të gjitha mjetet. Kjo është e gjithë e vërteta, ndërsa tregimet se Hashimi e ndau veriun në vitin 1999 dhe Albini në vitin 2020, nuk janë asgjë më shumë se pallavra partiake, që bëhen thjesht për llogari elektorale”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco