Alarmon deputeti i VV-së: U tentua të ndërtohet marsi i 2004-tës dhe korriku i 2011-tës në veri

Alarmon deputeti i VV-së: U tentua të ndërtohet marsi i 2004-tës dhe korriku i 2011-tës në veri

18:04, 05/04/2020

Deputeti i VV-së, Liburn Aliu ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit për veriun, shkruan Syri.net Kosova.

"Si duket, dështoi përpjekja e mbrëmshme që të fryhet një situatë krize në veri. Sulme sinkrone që po ndërtonin një përsëritje të marsit 2004 dhe korrikut 2011. U bë përpjekje të ndërtohet prilli 2020.

Produkt i të parës ishte raporti i Kai Aides, që u mor edhe si detyrë projektuese për ndarjet me decentralizim etnik dhe eksterritorialitet fetar në pakon e Ahtisaarit. E dyta riktheu bllokimin e urës, ngriti barrikadat e shumta në veri, thelloi këto ndarje dhe solli marrëveshjen për 'zajednicën'. Dhe kjo e treta tash mbase do të pregadiste terrenin për ndarje definitive, për marrëveshjen Thaçi-Vuçiq", ka shkruar Aliu në Facebook.

Postimi i plotë:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco