Për Lajçakun, reagojnë edhe britanikët, ja qëndrimi i tyre rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi

Për Lajçakun, reagojnë edhe britanikët, ja qëndrimi i tyre rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi

20:33, 03/04/2020

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka reaguar pas emërimit të sllovakut Mirosllav Lajçak si ndërmjetësues i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi.

Nëpërmjet një deklarate, britanikët gjithashtu kanë treguar pozicionin e tyre rreth marrëveshjes mes dy vendeve.

“Britania e Madhe mirëpret emërimin e Miroslav Lajçakut si përfaqësues i posaçëm i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, dhe për çështjet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në deklaratën e ambasadës britanike, të publikuar në Facebook, transmeton Syri.net Kosova.

“Britania e Madhe prej kohësh mbështet dialogun e lehtësuar nga BE-ja si rrugë drejt arritjes së një marrëveshjeje të qëndrueshme të normalizimit ndemjet Kosovës dhe Serbisë, dhe drejt sigurimit të përparimit drejt anëtarësimit në BE”, thekson deklarata.

Britanikët kanë bërë të ditur se “vazhdojnë, si pjesë e një qasjeje të përbashkët ndërkombëtare, të mbështesin një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare, dhe ligjërisht të obligueshme, që respekton integritetin territorial, e cila është e pranueshme nga qytetarët e të dyja vendeve, dhe e cila do të sjellë të mira në planin afatgjatë për ta dhe për mbarë rajonin”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco