Thaçi paralajmëron skandalin e radhës/ Po na erdhi vizitë Lajçaku, do ia mbyll derën

Thaçi paralajmëron skandalin e radhës/ Po na erdhi vizitë Lajçaku, do ia mbyll derën

22:15, 01/04/2020

Presidentit i vendit Hashim Thaçi, duke folur rreth dialogut dhe rrjedhjes së tij tani pas angazhimit të SHBA-ve, ka komentuar edhe rreth një vizite të mundshme të ish ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, që nuk do të ia mbyll derën këtij të fundit në rast që nuk ndryshon qëndrrim - raporton SYRI.net Kosova.

Thaçi më tutje vazhdoi duke thënë se nëse vjen me status neutral si vendi i tijt Sllovakia me rezolutën 1244, unë nuk do ta takojë.

‘’Nëse vjen Lajcaku si i dërguar i Borrellit, dhe nëse vjen me status neutral me pozicion të 1244 atëherë nuk do të takohem me të, pa e njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. S’e takoj Lajcakun nëse vjen me qëndrim mosnjohës ndaj Kosovës”, shtoi ai

Lajcak vjen nga një vend që nuk e ka njohur Kosovën. Caktimi i tij për të zgjidhur problemin Kosovë-Serb është ofendim. Nuk dua të futem në eksperimente që të them se pasi Borrelli dhe Lajcaku nuk njohin Ksoovën, ndoshta mund ta njohin Spanja e Sllovakia’’

Ish ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak pritet që këtë javë ta marrë pozitën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor, transmeton SYRI.net Kosova

Lajçaku do të marrë postin e ri për një periudhë një vjeçare, një ditë pasi ambasadorët e BE-së pritet të japin dritën e tyre të gjelbër për emërimin e tij.

Sipas një dokumenti të publikuar në media, detyra e parë e Lajçak është të arrijë “normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve” midis Serbisë dhe Kosovës.

Kjo duhet të bëhet përmes përfundimit të një “marrëveshjeje juridikisht detyruese që adreson të gjitha çështjet e pazgjidhura midis palëve në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe duke kontribuar në stabilitetin rajonal”, thuhet në dokument.

Negociatat e ndërmjetësuara nga BE-ja u ndërprenë në vitin 2018 pasi Kosova vendosi një taksë 100 për qind për importet serbe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco