Thaçi po e fsheh ndarjen e Kosovës pas demarkimit me Serbinë

Thaçi po e fsheh ndarjen e Kosovës pas demarkimit me Serbinë

21:39, 01/04/2020

Presidenti Hashim Thaçi ka ritheksuar edhe një herë se ai është duke punuar në shmangien e mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

“Unë do të punoj në shmangien e zgjedhjeve dhe mundësinë e krijimit të qeverisë së re”, tha Thaçi.

Pas rrëzimit të qeverisë, Presidenti sot paradite ka takuar Albin Kurtin, Isa Mustafën dhe Kadri Veselin.

“Unë nesër pasdite do të dalë me qëndrim. Qëndrimi im do të jetë kushtetues ligjor. Nuk do t’i hy askujt në hak, nuk do ta favorizoj asnjë parti”, ka thënë Thaçi në T7.

Derisa duke folur për demarkacionin, ai e ka krahasuar Malin e Zi që humbën 8500 hektarë e me Maqedoninë ku mbeten pjesë e territorit të Kosovës.

E siç dihet Thaçi për dy vjet së paku në takime të fshehta me Vuçiqin ka negociuar ndarjen  e Kosovës, lënien e veriut në Serbi dhe këtë e kanë pohuar zyrtarë ndërkombëtar, media prestigjoze e analistë të huaj të njohur, shkruan Syri.net Kosova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco