Tahiri: Kurti shkeli mbi premtimin për reciprocitet

Tahiri: Kurti shkeli mbi premtimin për reciprocitet

21:17, 01/04/2020

Besnik Tahiri nga AAK vlerësoi se Kryeministri në detyrë Albin Kurti, shkeli mbi premtimet e tij me heqjen e taksës 100% dhe vendosjen reciprocitetit ndaj Serbisë.

Tahiri e argumentoi këtë duke përmendur masat reciproke që janë vendosur.

“Vendimi i djeshëm i Kryeministrit në detyrë Albin Kurti është një fyerje e inteligjencës së qytetarëve të Kosovës. Kjo për shkak se e hoqi taksën pa kurrfarë kundërvlere dhe shkeli mbi premtimin e tij për reciprocitet, duke vendosur reciprocitet vetëm për disa certifikata të veterinarisë dhe fitosanitarise, si dhe duke e neglizhuar 100% premtimin e tij për reciprocitet ekonomik, politik dhe në fushat tjera. Ku mbeti reciprociteti për diploma, për tabela … ?”.

“Ajo çfarë ka ndodhur është realisht heqja e taksës pa kurrfarë kundërvlere. Është vendosur një lloj reciprociteti për dy tema totalisht të devalvuara në raport me fuqinë që e ka pasur taksa”.

Ai pohoi se janë vetëm ato dy masa (për certifikata të veterinarisë dhe fitosanitarise) janë në dokumentin e vendimit të qeverisë për reciprocitet.

Tahiri gjithashtu theksoi se nuk është ndërmarrë asnjë masë për ndaljen e agresionit politik që po e bën Serbia, në veçanti sa i përket fushatës për çnjohje.

“Albin Kurti e ka zhveshur Kosovën prej një instrumenti shumë të rëndësishëm politik”, tha Tahiri në një intervistë në Rubikon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco