Alarmi i gazetarit/ RTK si Covid 19, është rreshtuar hapur kundër Albin Kurtit

Alarmi i gazetarit/ RTK si Covid 19, është rreshtuar hapur kundër Albin Kurtit

08:40, 01/04/2020

Gazetari Fahri Musliu, po shprehet i shqetësuar në lidhje me rreshtimin e hapur kundër kryeministrit Albin Kurti nga  Televizioni Publik i Kosovës(RTK).


Musliu përmes një shkrimi në Facebook, thotë se kjo formë e informiminit që është duke u përdorur nga RTK, është virus më i keq se COVID 19.


Shkrimi i plotë i Musliut


Në emisionin Imazh të RTK (31.03) një analist (gazitar manipulues) me fëmijun në prehër (për herë të parë e pashë edhe këtë) në shtëpinë e vet, nëpërmjet skypit e komentoi mundësinë e formimit të qeverisë së re. Ai e quajti Albin Kurti njeri me mentalitet të vjetër komunist kur injorohet gjithçka. Ky dhe disa banalistë tjerë që po anojnë nga partitë apo individ të caktuar, janë e keqja më e madhe, i degradojnë analizat dhe manipulojnë opinionin, veçmas kur nuk kanë as njohuri politike as kushtetuese.
Më e mjera e kësaj është se kjo po ndodh në televizionin publik, RTK, i cili është rreshtuar me të madhe dhe hapur kundër kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit. Kjo formë e informimit është virus më i keq se COVID 19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco