Thaçi i shpall luftë VV-së, në aksion për formimin e qeverisë së re me humbësit e zgjedhjeve

Thaçi i shpall luftë VV-së, në aksion për formimin e qeverisë së re me humbësit e zgjedhjeve

12:00, 30/03/2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pasur takim me ambasadorët e Shteteve të Kuintit.

Ai përmes Facebookut ka hedhur disa fotografi me ta ku theksoi se i ka informuar ata që do nis konsultimet me krerët e partive politike për të vendosur qeverinë e re, shkruan Syri Kosova.

‘Ambasadorët i informova se gjatë kësaj jave do t’i fillojë konsultimet me të gjitha partitë parlamentare, për t’i marrë sugjerimet dhe këshillat e tyre se cilën rrugë duhet ndjekur, duke u bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës’ tha ndër tjera Thaçi.

Po ashtu, presidenti theksoi se Kosova ka nevojë për një qeveri që do të sjellë stabilitet, unitet sa më të madh politik e qytetar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco