Ja si e nxirrnin zvarrë LDK-ja Vjosa Osmanin e Donika Gervallën...

Ja si e nxirrnin zvarrë LDK-ja Vjosa Osmanin e Donika Gervallën...

19:07, 26/03/2020

Me rrëzimin e qeverisë Kurti një ditë më parë, Kosova u fut sërish në një tjetër spirale të panjohur, megjithëse shqetësimi i vetëm duhej të ishte lufta kundër Coronavirusit.

Pas shkarkimit të ministrit të brendshëm Agim Veliu, LDK e drejtuar nga Isa Mustafa gjeti pretekstin për të prishur koalicionin me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen duke marrë mbi supe jo vetëm të ardhmen e vendit por edhe shumëp kritika nga qytetarët por edhe nga politikania që e risolli LDK-në në pushtet, Vjosa Osmani.

Në fjalën e saj të djeshme, nga foltorja e Parlamentit, Osmani u shpreh ndër të tjera se, “Ky është një fjalim që asnjëherë nuk do të doja ta mbaja sepse në çastin që unë po flas, Kosova po përballet me një sfidë të madhe, virusin Covid-19. Unë nuk e votoj asnjë mocion që e kthen PAN-in në qeveri”, duke shkaktuar debate edhe brenda partisë së themeluar nga presidenti historik Ibrahim Rugova.

Për qëndrimet e veta, Osmani tha se ka të drejtë morale të flasë në emër të elektoratit të LDK-së.

Për qëndrimet e saj, Osmani tha se ka të drejtë morale të flasë në emër të elektoratit të LDK-së.

“E kam të drejtën e plotë morale të flas në emër të elektoratit të LDK-së. Unë e di cila është kontrata që lidhëm me qytetarët. Ajo ka qenë jo koalicion me partitë e PAN-it. Për këtë i kam qytetarët dëshmitarë”, u shpreh Osmani.

Fjalimi i saj ishte edhe një shuplakë e fortë ndaj lidershipit të LDK-së, që prej vitesh lëviz në ujëra aspak të turbullta, ndërsa në mbledhjet e saj nuk kanë munguar grushtat apo nxjerrjet jashtë salle zvarrë.

Një gjë e tillë do ndodhte edhe në majin e 2016-ës, ku për shkak të kritikave të saj ndaj kreut të LDK, Isa Mustafa, Donika Gërvalla do të nxirrej jashtë zvarrë.

Sjellja ndaj kryetares së degës së LDK në Gjermani solli edhe atëherë edhe reagimin e Vjosa Osmanit, që në zgjedhjet e fundit në Kosovë është politikanja më e votuar nga rradhët e partisë së saj dhe jo vetëm.

Por çfarë ndodhte 20 majin e 2016-ës në LDK?

Donika Gërvalla, kryetare e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjermani, u pengua të merrte pjesë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së që po mbahej në Prishtinë dhe madje u nxorr dhunshëm nga salla duke sjellë edhe reagimin e Vjosa Osmanit, e cila në shenjë protestë la mbledhjen.

Donika Gërvalla njihet për kritikat ndaj lidershipit aktual të LDK-së çka solli edhe përdorimin e dhunës ndaj saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco