'Hyri në shtëpi me armë gjahu..' Detaje të reja nga krimi i rëndë në Roskovec! Çfarë thonë dëshmitarët dhe prishja e fejesës

08:35, 24/07/2026

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mëngjesin e sotëm fshatin Vidisht, në Bashkinë Roskovec. Sipas informacioneve paraprake nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe dëshmive të banorëve të zonës, shtetasi Refik Buzi dyshohet se ka hyrë i armatosur me një armë gjahu (çifte) në banesën e familjes së ish-të fejuarës së tij.

Sipas të dhënave paraprake, ai ka qëlluar për vdekje ish-vjehrrin Kosta Plaka 58 vjeçar i cili ka humbur jetën në vendngjarje. Më pas, autori i dyshuar ka qëlluar edhe ish-vjehrrën Beleren 55 vjeçare  e cila ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier, ku po merr ndihmën mjekësore.

Pas ngjarjes, autori dyshohet se ka marrë me vete ish-të fejuarën Rozalindën, me të cilën kishin qenë mbi 6 vjet të fejuar dhe është larguar në drejtim të paditur. Deri tani ai nuk është lokalizuar, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon kërkimet për kapjen e tij.

Sipas banorëve të zonës, Refik Buzi dhe e reja kishin qenë të fejuar, por marrëdhënia e tyre ishte ndërprerë kohë më parë. Dyshohet se motivi i krimit lidhet me konfliktet e krijuara pas prishjes së fejesës, megjithëse hetimet janë ende në fazën paraprake.

Forca të shumta policie, grupi hetimor dhe ekspertët e kriminalistikës kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa pritet një njoftim zyrtar me detaje të mëtejshme nga Policia e Fierit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco