Vendi nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, si do të jenë temperaturat

Vendi nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, si do të jenë temperaturat

08:05, 22/07/2026

Ditën e mërkurë, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira të cilat pas orëve të mëngjesit do të vijnë në pakësim.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në veri dhe qendër të vendit, lokalisht shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa eleketrike dhe breshër.

Gjatë ditës reshjet e shiut me intensitet të ulët lokalizohen vetëm përgjatë relieveve malore të vendit, në mbrëmje ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë vendin.

Era me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 15m/s.Ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 2-4 ballë.

Ja si do te jene temperaturat:

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco