Kukës/ Gjendet pa shenja jete një efektiv policie nga Prizreni në varrezat e Morinës, dyshohet vetëvrasje

Kukës/ Gjendet pa shenja jete një efektiv policie nga Prizreni në varrezat e Morinës, dyshohet vetëvrasje

10:19, 22/07/2026

Një punonjës policie nga Prizreni është gjetur pa shenja jete mëngjesin e 22 korrikut në varrezat e fshatit Morinë, në Kukës.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 08:25 është konstatuar i pajetë shtetasi Sh. H., 35 vjeç, banues në Prizren, i cili ishte efektiv i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Policinë e Kosovës.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 35-vjeçari i ka dhënë fund jetës me armë zjarri, një pistoletë e cila është sekuestruar nga autoritetet si provë materiale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vjeç, banues në Prizren, punonjës policie në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Prizren.

Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se 35-vjeçari ka vrarë veten me armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, Policia e Shtetit po bashkëpunon me Policinë e Kosovës për të verifikuar nëse arma e zjarrit e sekuestruar është arma e shërbimit të 35-vjeçarit, si dhe për sigurimin e çdo informacioni që do t'i shërbejë dokumentimit të plotë ligjor të rastit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco