Rama sulmon me fyerje shqiptarët: Jeni mosmirënjohës, po protestoni se nuk ngopeni nga e mira

12:37, 24/07/2026

Edi Rama mbajti një fjalim patetik përpara grupit parlamentar, duke sulmuar shqiptarët se janë mosmirënjohës ndaj qeverisjes së tij.

Madje ai tha se shqiptarët po protestojnë nga e mira.

Duke thënë se shqiptarët nuk ngopen nga e mira, Rama tha se mes protestuesve ka edhe socialistë.

“Qëlloj që në një nga ditët e qershorit, një kryetar bashkie, shok i yni, që i rri në kokë punës, më erdhi i acaruar me një grup njerëzisht që i kishin dalë në protestë. Më tha: “I kam gjetur në llumë, nuk kishin trotuare. I bëra me rrugë, trotuare, u bëra kopsht, iu vura dhe stola, por janë mosmirënjohës! Ai shokë, miq, kolegë, jemi ne të gjithë. Të gjithë prej nesh e ka menduar qoftë për një fjalë të keqe kur u ka ardhur në majë të hundës me popullin. Kam menduar që janë mosmirënjohës”, tha ai.

“Mosmirënjohës është pikënisja e perspektivës së re që na duhet sepse në të gjendet kuptimi më i gabuar. Dua t’ua them unë që në fillim duke i parë në sy atyre që protestuan kundër kryetari të bashkisë, atyre që dolën në bulevard atyre që protestuan të heshtur apo me zë, që pas zgjedhjeve të qershorit të kaluar. Ju nuk jeni mosmirënjohës, jeni matësi i ri i standardeve tona.

Ju që mbushët rrjetet sociale dhe bulevardit nuk protestuat ndaj Shqipërisë që ndërtuam në 3 mandatet e para.

Ata jo të paktë që ishin anëtarë të PS dhe mbështetës e votues, apo edhe ata që ishin në punë shteti dhe në darkë shkonin në protestë. Nuk dolën atje për t’iu bashkuar këngës ‘Rama jepe dorëheqjen’ apo të mohoni transformimin e Shqipërisë. U bashkuan sepse forca e saj përthithëse ishte më e madhe për ta se sa figura ime.

Ishin në shesh sepse i çoi një nevojë e thellë për të përcjellë një mesazh më të fortë se përkatësia ndaj një partie apo ngjyra e qeverisë për të cilën mund të kenë votuar”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco