Ndriçimi i Biblotekës Kombëtare, Ambasada: Simbol i miqësisë Kosovë–SHBA dhe përkushtimit ndaj lirisë

Ndriçimi i Biblotekës Kombëtare, Ambasada: Simbol i miqësisë Kosovë–SHBA dhe përkushtimit ndaj lirisë

13:54, 05/07/2026

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka publikuar pamje nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës, e cila ndriçoi kupolat e saj ikonike me ngjyrat e kuqe, të bardhë dhe kaltër më 4 korrik, me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë së Amerikës.

Sipas Ambasadës amerikane, ky gjest simbolizon miqësinë e qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe angazhimin e përbashkët për lirinë dhe demokracinë.

“Biblioteka Kombëtare e Kosovës i ndriçoi kupolat e saj ikonike me ngjyrat e kuqe, të bardhë dhe blu më 4 korrik, në kuadër të festimeve Freedom 250, duke shënuar 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 🇺🇸🇽🇰✨

Një simbol i bukur i miqësisë së qëndrueshme mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe i përkushtimit tonë të përbashkët ndaj lirisë dhe demokracisë”, thuhet në postim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco