Për dy orë, KRU “Prishtina” zbulon gjashtë lidhje ilegale në Hajvali

Për dy orë, KRU “Prishtina” zbulon gjashtë lidhje ilegale në Hajvali

11:53, 05/07/2026

Brenda vetëm dy orëve, ekipet e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” kanë zbuluar gjashtë lidhje ilegale në Hajvali.

Sipas njoftimit zyrtar, të gjitha lidhjet e konstatuara janë shkyçur menjëherë nga rrjeti i ujësjellësit, ndërsa rastet janë duke u përgatitur për t’u proceduar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.

KRU “Prishtina” thekson se lidhjet ilegale përbëjnë vjedhje të ujit dhe dëmtojnë funksionimin e sistemit të furnizimit. Ato, sipas kompanisë, ndikojnë në uljen e presionit të ujit dhe rrezikojnë furnizimin e rregullt për qytetarët që respektojnë rregullat dhe kryejnë pagesat e rregullta.

Kompania ka paralajmëruar se kontrollet në terren do të vazhdojnë pa ndërprerje, duke theksuar se çdo lidhje ilegale do të zbulohet, do të shkyçet dhe do të trajtohet sipas procedurave ligjore në fuqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco