Katër muaj në paraburgim në Serbi, sot protestohet për lirimin e ish-policit Arbnor Spahiu

Katër muaj në paraburgim në Serbi, sot protestohet për lirimin e ish-policit Arbnor Spahiu

08:09, 30/09/2025

Familja e ish-policit Arbor Spahiu, që po mbahet në paraburgim në Serbi që nga qershori, ka thirrur protestë për të martën.

Protesta është thirrur përnë 12:00 në Sheshin “Skënderbeu”.

“Në emër të familjes Spahiu ju njoftojmë se nesër, më 30 shtator 2025, nga ora 12:00, do të organizohet një protestë paqësore në mbështetje të ish-policit Arbnor Spahiu, i cili po mbahet padrejtësisht në paraburgim në Serbi.”, thuhet në njoftimin e familjes.

Sipas njoftimit të familjes kjo protestë “ka për qëllim t’u bëjë thirrje institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare që të ngrisin zërin kundër padrejtësisë me të cilën Arbnori dhe familja e tij po përballen tash e katër muaj”.

Spahiu u arrestua në qershor të këtij viti nga autoritetet serbe në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë dhe akuzohet nga autoritetet serbe për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”, në fshatin Banjskë të Zveçanit. /Reporteri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco