Një person vdes në rrethana të dyshimta, pas arrestimit nga policia

Një person vdes në rrethana të dyshimta, pas arrestimit nga policia

12:24, 07/07/2025

Një person ka vdekur mbrëmë në Lipjan në rrethana të dyshimta.

Lajmin e ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net, Policia e Kosovës, por pa dhënë detaje mbi rrethanat e vdekjes.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci ka thënë se ai dyshohet se fillimisht në gjendje të dehur ka sulmuar automjetet dhe kalimtarët në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.

“Sot, rreth orës 00:15, Policia ka pranuar informacionin se një person, që dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili i ka ofruar ndihmën e parë personit në fjalë.
Përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë.”, ka thënë Borovci.

Sipas tij në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante hetimore dhe Prokurori për Krime të Rënda.

“Janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e rastit, përfshirë sigurimin e provave materiale dhe intervistimin e dëshmitarëve. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetim penal lidhur me rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Aktualisht policia po vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, ka thënë Borovci.

Ndonëse Policia nuk ka dhënë detaje të tjera , në media është publikuar një video, që dyshohet se është të tij nga Policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco