Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka sqaruar qëndrimin e partisë lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe interesimin e publikut për proceset paszgjedhore.
Haziri ka theksuar se nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e LDK-së sa i përket nominimit për postin e presidentit, duke nënvizuar se Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i propozuar nga radhët e kësaj partie.
Haziri ka ritheksuar se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku mbetet adresa e vetme për zhvillimin e proceseve politike në periudhën e ardhshme.
“Askush mbi Republikën”, ka përfunduar Haziri.
© SYRI.net