Mustafa i LDK-së: Ndaleni këtë “show”

Mustafa i LDK-së: Ndaleni këtë “show”

11:34, 07/07/2025

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Besian Mustafa u ka bërë thirrje deputetëve të Vetëvendosjes që ta zbatojnë ligjin  dhe të konstituojnë Kuvendin.

Ai bëri thirrje që të ndalet ky show.

“LDK ka një propozim: Ju lutem kthehuni në kornizën kushtetuese dhe ndaleni këtë show që po vazhdon qe 43 herë.”, tha Mustafa pak para se t’i ndalej mikrofoni.

Edhe sot ka dështuar edhe tentativa e 43-të për konstitumin e Kuvendit të Kosovës.  Në sallë të pranishëm 99 deputetë. Vetëm 55 prej tyre votuan për.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco