Policia jep detaje për rastin e dyvjeçares që dyshohet se u mbyt në pishinë në Zallq të Istogut

Policia jep detaje për rastin e dyvjeçares që dyshohet se u mbyt në pishinë në Zallq të Istogut

09:29, 06/07/2025

Një dyvjeçare ka mbetur e vdekur në një pishinë familjare në Zallq të Istogut.

Policia njofton se trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

“HETIM I VDEKJES- Istog / 05.07.2025 – 18:30. Viktima femër/kosovare-fëmijë ka mbetur pa shenja jete pasi që dyshohet se ka rënë në pishinë, mjekët kanë konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco