Berisha ndan videon: Mbështetja ndaj 'putinizmit' solli diktaturën në Shqipëri

Berisha ndan videon: Mbështetja ndaj 'putinizmit' solli diktaturën në Shqipëri

17:23, 04/07/2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërndarë sot në Facebook një video të demokratit Kreshnik Çollaku, i cili mbajti fjalën e tij në Konferencën e Kryetarëve të Komisioneve për Çështje Europiane të vendeve anëtare dhe kandidate të Bashkimit Europian (COSAC), në mbledhjen e parë të Presidencës Daneze të Këshillit të BE-së.

Në postimin e tij, Berisha vlerëson ndërhyrjen e Çollakut dhe nënvizon nga deklaratat e tij: “Mbështetja ndaj putinizmit solli diktaturën në Shqipëri”.

Konferenca e COSAC, që mblodhi përfaqësues të parlamenteve të vendeve anëtare dhe kandidate të BE-së, u zhvillua në kuadër të nisjes së Presidencës Daneze të Këshillit të BE-së.

Në këtë forum, Çollaku ka ngritur shqetësimin për devijimin demokratik në Shqipëri dhe rrezikun që përfaqëson ndikimi rus dhe modelimi autoritar.

Postimi i plotë: 

“Mbështetja ndaj putinizmit solli diktaturën në Shqipëri,” –deklaron në Konferencën e Kryetarëve të Komisioneve për Çështje Europiane të vendeve anëtare dhe kandidate të BE-së (COSAC), gjatë mbledhjes së parë të Presidencës Daneze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco