Vdes një person që po mbahej i ndaluar në stacionin policor në Suharekë, IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë

Vdes një person që po mbahej i ndaluar në stacionin policor në Suharekë, IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë

13:44, 04/07/2025

Inspektorati Policor i Kosovës  ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë, një rreshter dhe dy zyrtarë – të tre punonjës në punonjës në Stacionin Policor në Suharekë.

IPK-ja ka njoftuar se kërkesa për suspendim të përkohshëm mbështetet në rrethanat e krijuara nga vdekja tragjike e një të ndaluari si i dyshuar për një rast të dhunës në familje e i cili sipas të dhënave dhe hetimeve preliminare, dyshohet se është vetë-ngulfatur brenda dhomës së ndalimit në stacion policor, thuhet në komunikatën e IPK-së.

“Bazuar në pozitat dhe përgjegjësitë konkrete të zyrtarëve në fjalë, dhe nga veprimet e ndërmarra hetimore, në këtë fazë ekziston dyshimi i arsyeshëm se me veprimet apo mosveprimet e tyre nga zyrtarët policorë mund të ketë pasur neglizhencë të mundshme në përmbushjen e detyrave zyrtare, veçanërisht në aspektin e garantimit të sigurisë së personit të ndaluar”, thuhet në komunikatë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco