4 korriku/ Urimi i Berishës: SHBA kremton këtë përvjetor pas fitores epike ndaj Ajatollahëve

12:53, 04/07/2025

Lideri i opozitës Sali Berisha gjatë një konference shtypi, ka uruar SHBA për përvjetorin e pavarësisë. “SHBA kremton këtë përvjetor pas fitores epike ndaj Ajatollahëve: u shpreh kreu demokrat.

Berisha: Së pari, do ta filloj me një urim të përzemërt për 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së kombit që ka bërë më shumë se kushdo tjetër për lirinë e kombeve tjera në tërësi, dhe lirinë e kombit shqiptar në veçanti. Pra, Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, një urim për qytetarët, qeverinë dhe presidentin Donald Trump, të këtij vendi.

SHBA-të kremtojnë këtë përvjetor pas një fitoreje epike, të jashtëzakonshme, mbi regjimin obskurantist të Ajatollahëve. Fitore me të cilën flamuri i këtij vendi u ngrit përsëri, pas rënies në gjysmështizë në Kabul. Dhe, kjo kishte një vlerë shumë të madhe. Ishte një këputje e nyjës gordiane.

Ata të cilët nuk kanë kuptuar përmasat e kësaj fitoreje, nuk janë në nivelin e duhur politik, për të mos thënë që kanë ndjenja pro-obskurantizmit. Një armë bërthamore në duart e Ajatollahëve do të ishte një rrezik madhor për të gjithë Lindjen e Mesme, dhe për të gjitha vendet e tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco