“Nga populli më pro-amerikan në botë”, Osmani uron SHBA-në për 4 Korrikun

“Nga populli më pro-amerikan në botë”, Osmani uron SHBA-në për 4 Korrikun

10:34, 04/07/2025

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një videoje të realizuar gjatë festës që u mbajt për këtë ditë në ambasadën amerikane në Prishtinë, Osmani tha: “Një gjë mbetet kristal e qartë për të gjithë njerëzit e Kosovës: Ne e dimë kush janë miqtë tanë: Ne e dimë kush na qëndroi pranë kur ishte më e rëndësishme: Njerëzit amerikanë kanë qëndruar me Kosovën”.

“Nga populli më pro-amerikan në botë: Gëzuar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”, shkroi Osmani krahas videos.

Më 4 korrik 1776, 13 kolonitë britanike në Amerikën e Veriut shpallën pavarësinë nga Britania e Madhe përmes Deklaratës së Pavarësisë. Ky dokument u hartua kryesisht nga Thomas Jefferson dhe u miratua nga Kongresi Kontinental në Filadelfia. Me këtë akt, filloi procesi i formimit të një shteti të ri dhe të pavarur — Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë, që shënon 249-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së tyre nga Mbretëria e Bashkuar.

Me shpalljen e Deklaratës së Pavarësisë më 4 Korrik 1776, 13 kolonitë e Amerikës së Veriut e shpallën pavarësinë dhe filloi një udhëtim i ri i tyre në një shtet të përbashkët.

Kushtetuta amerikane, e cila u nënshkrua në vitin 1787, u vendos si bazë për strukturën dhe funksionimin e qeverisë së tyre, duke e ndarë atë në tre degë themelore: ekzekutive, legjislative dhe juridike. Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë formojnë këtë piramidë shtetërore.

Dita e Pavarësisë festohet në SHBA me parada madhështore, aktivitete familjare dhe spektakle të fishekzjarreve që shënojnë këtë datë të rëndësishme në historinë e kombit amerikan.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco