Vizita e Thaçit në spital tek babai i sëmurë, oborri i QKUK-së mbushet me Policë special dhe të EULEX-it

Vizita e Thaçit në spital tek babai i sëmurë, oborri i QKUK-së mbushet me Policë special dhe të EULEX-it

12:42, 13/03/2025

Ish-presidenti Hashim Thaçi ndodhet sot në Kosovë për të vizituar babain e tij në QKUK për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Nën shoqërimin e forcave të shumta të EULEX-it, mëngjesin e së enjtes, Thaçi u soll në QKUK, ku prit me thirrjet “UÇK-UÇK” të cilët edhe i përshëndeti me dorë.

Derisa vizita tek babai i tij po vazhdon, forca të shumta të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it ndodhen në oborrin e QKUK-së.

Numri i qytetarëve që tashmë janë mbledhur është shtuar, të cilët presin për ta parë nga afër ish-presidentin Thaçi.

Thaçit i ishte refuzuar disa herë kërkesa nga Specialja për ta vizituar babain e tij, i cili tani ka disa javë që ndodhet i shtrirë në QKUK për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Nga Dhomat e Specializuara në Hagë thanë për Reporteri.net se vizita e tij u lejua për arsye bindëse humanitare.

“Për arsye humanitare bindëse, Trupi Gjykues dhe Gjykatësja e Procedurës Paraprake kanë udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë të Hashim Thaçit për ta takuar babain e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara”, tha zëdhënsi Michael Doyle.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco