Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për kultivim të kanabisit në Pejë

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për kultivim të kanabisit në Pejë

11:20, 13/03/2025

Një aksion me datën 27 shtator të vitit të kaluar në Pejë rezultoi me sekuestrimin e mbi një toni drogë të premtën në Pejë. Substanca narkotike e llojit kanabis sativa, në vlerë prej afro 5 milionë eurosh, u gjet në malet e fshatit Sferkë.

Raportohet se i dyshuari që u shpall në kërkim nga Policia e Kosovës lidhur me rastin e një ton drogë në Pejë, Erion Etemaj në nëntor të vitit të kaluar është arrestuar nga Policia në Shqipëri.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën është ekstraduar nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari shtetas i Shqipërisë i cili ishte arrestuar nga autoritetet shqiptare.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Klinë / 27.09.2024 – 06:00. Më 12.03.2025 lidhur me rastin është ekstraduar nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari shtetas i Shqipërisë i cili ishte arrestuar nga autoritetet shqiptare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-oësh të policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco