Zjarret në rajonin e Prishtinës, Policia i bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar

Zjarret në rajonin e Prishtinës, Policia i bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar

16:51, 11/03/2025

Drejtoria rajonale e policisë së Prishtinës ka intensifikuar përpjekjet për menaxhimin dhe parandalimin e zjarreve që kanë prekur zona të ndryshme, përfshirë zonat pyjore, rurale, periferitë e banimit dhe brenda qyteteve. 

Në të gjitha rastet, policia ka ndërhyrë menjëherë për të ndihmuar evakuimin e qytetarëve, kontrollin e trafikut dhe sigurimin e zonave të prekura. Po ashtu, janë zhvilluar vizita në terren për të informuar dhe mbështetur banorët. 

Policia ka koordinuar veprimet me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, shërbimet zjarrfikëse dhe institucionet e tjera përkatëse për të frenuar përhapjen e zjarreve dhe minimizuar dëmet. Ndërkohë, hetimet janë në vijim për të përcaktuar nëse disa nga këto incidente janë të qëllimshme. Disa persona janë identifikuar dhe rastet e tyre po trajtohen me seriozitet. 

Policia u apelon qytetarëve që të jenë vigjilentë dhe të raportojnë menjëherë çdo aktivitet të dyshimtë, duke ndihmuar kështu në parandalimin e zjarreve. Gjithashtu, kërkohet kujdes i shtuar për të shmangur veprimet që mund të shkaktojnë zjarr. 

“Policia është me ju – së bashku mbrojmë komunitetin tonë”!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco