Pas Osmanit, Shefi i NATO-s pritet në takim nga Kurti

Pas Osmanit, Shefi i NATO-s pritet në takim nga Kurti

15:46, 11/03/2025

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte pas takimit me Presidenten Vjosa Osmani, është pritur në takim nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Rutte mbajti edhe konferencë të përbashkët me Osmanit pas takimit që patën. 

Ai theksoi se vizita e tij në Kosovë demonstron përkushtimin e palëkundur për siguri afatgjate në gjithë vendin.

Shefi i NATO-s foli edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në konferencën e mbajtur, gjë për të cilën ai tha se palët duhet të shfaqin fleksibilitet për të bërë kompromiset e duhura.

Për këtë ai tha se kjo kërkon vendime të vështira, por siç tha ai duhet parë më gjërë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco