MPJD: Pritet të anulohen disa fluturime direkte nga Kosova drejt Gjermanisë, shkak greva atje

MPJD: Pritet të anulohen disa fluturime direkte nga Kosova drejt Gjermanisë, shkak greva atje

16:23, 10/03/2025

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar pas anulimit të disa fluturimeve edhe në aeroportin e Prishtinës, për shkak të grevës në Gjermani.

Nga kjo Ministri thonë se pritet gjatë ditës që të anulohen disa fluturime nga Kosova drejt Gjermanisë, për shkak të grevës së përgjithme të punonjësve në aeroportet e Gjermanisë.

Reagimi:

Të nderuar bashkatdhetarë,

Ju njoftojmë se, për shkak të grevës së përgjithshme të punonjësve të operimeve në aeroportet e Gjermanisë, gjatë ditës së sotme pritet të anulohen fluturimet në këto aeroporte.

Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka njoftuar se kjo situatë prek edhe linjat direkte ndërmjet Gjermanisë dhe Republikës së Kosovës.

Për njoftime të reja, ju ftojmë të përcillni faqen zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco