SYRI TV/ Meta, akuza Ramës për sjellje antishqiptare: Kryeministri më i mirë për Serbinë

14:00, 16/05/2024

Mitingun në Athinë dhe retorikën e kryeministrit EdI Rama, presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta e cilësoi si një shërbim ndaj Serbisë. Meta u shpreh se ky qëllim u konfirmua nga deklarata e bërë nga Aleksandër Vulin dhe krijimi i kësaj situate bëhet për interesa të Rusisë. Meta komentoi edhe hetimet e SPAK  për inceneratorin e Tiranës dhe thirrjen në prokurori të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe Zv. kryeministres Belinda Balluku.

Nga SYRI TV

Presidenti i Partisë së Lirisë ilir Meta akuzoi kryeministrin EdI Rama se me mitingun në Greqi i shërbeu retorikave nacionaliste serbe. Sipas Metës, Rama prej kohësh ka ndjekur politika antishqiptare dhe ky ishte shërbimi më i mirë që i bëri edhe njëherë Serbisë dhe Aleksandër Vuçiçit.

Meta foli edhe për hetimet që SPAK po bën për inceneratorin e Tiranës dhe, sa i përket hetimeve për Erion Veliajn dhe thirrjen e Belinda Ballukut  u shpreh se nuk ka besim tek një drejtësi me regji.

Në konferencën për shtyp, presidenti i Partisë së Lirisë, deklaroi se kryeministri Edi Rama prej kohësh po ndjek një politikë anti-shqiptare dhe çdo lëvizje e bën për të shmangur vëmendjen nga aferat korruptive.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco