Kosova pritet të bëhet pjesë e koalicionit të deminimit për mbrojtjen e Ukrainës

Kosova pritet të bëhet pjesë e koalicionit të deminimit për mbrojtjen e Ukrainës

22:08, 12/06/2024

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për në Bruksel për të nënshkruar një marrëveshje e cila Kosovën e bënë pjesë të koalicionit të deminimit i cili funksionon në kuadër të Grupit të Kontaktit për Mbrojtje të Ukrainës.

Ai ka treguar se përveç trajnimeve në fushën e deminimit, Fora e Sigurisë së Kosovës(FSK) po përkrahë përmes instruktorëve të saj rekrutët ukrainas në kuadër të Operacionit shumëkombësh Interflex në Mbretërinë e Bashkuar.

Maqedonci ka treguar se ndihma e Kosovës për Ukrainën është dhënë edhe përmes dy pakove mbështetëse ushtarake.

“Nga sheshi ‘Skënderbeu’, ku e festuam 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, u nisa për në Bruksel, ku do ta nënshkruajmë marrëveshjen e cila e bënë Republikën e Kosovës pjesë të koalicionit të deminimit, i cili funksionon në kuadër të Grupit të Kontaktit për Mbrojtje të Ukrainës. Përveç trajnimeve në fushën e deminimit, FSK  po mbështet me instruktorët e saj programin e trajnimit taktik luftarak për rekrutët ukrainas në kuadër të Operacionit shumëkombësh Interflex në Mbretërinë e Bashkuar gjithashtu, Kosova deri më tani ka dërguar në Ukrainë dy pako mbështetëse ushtarake. 25 vite më parë nga sot, NATO hyri në Kosovë, e tani çdo ditë që kalon, Kosova është më afër hyrjes në NATO! Për siguri dhe për paqe, për republikën!”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco