A ekziston një lidhje mes rrjeteve sociale dhe maktheve?

A ekziston një lidhje mes rrjeteve sociale dhe maktheve?

09:19, 10/06/2024

Jeni një prej atyre njerëzve që rrotulloheni në shtrat çdo natë për orë të tëra sepse nuk flini dot gjumë? Shumë prej nesh kanë zakonet e tyre për bëhet fjalë për rrjetet sociale, pavarësisht faktit nëse e kapni telefonin disa orë përpara se të flini apo ju zë gjumi duket kaluar në qindra videot e TikTok-ut apo Instagramit për të parë postime të ndryshme.

Një studim i vitit 2024 zbuloi se përdoruesit e rrjeteve sociale kalojnë mesatarisht një orë e 49 minuta çdo ditë duke naviguar nëpër këto rrjete sociale. Sigurisht, ka shumë kërkime se si kjo mund të ndikojë negativisht në shëndetin tonë mendor. Një tjetër studim zbuloi se ulja e përdorimit të rrjeteve sociale me vetëm 15 minuta në ditë mund të ketë ndikim pozitiv në shëndetin mendor.

Por, pse mediat sociale shkaktojnë ëndrra të këqija

Së pari, ne e dimë se përdorimi i rrjeteve sociale mund të prishë orarin tonë të gjumit dhe çrregullimet e modeleve të gjumit, nga ana tjetër, mund të çojnë në ëndrra të pakëndshme.

Mediat sociale mund të krijojnë varësi dhe si pasojë njerëzit të qëndrojnë zgjuar më gjatë për të kaluar nëpër aplikacionet e tyre të preferuara ose për të postuar në llogaritë e tyre. Kjo mund të çojë në gjumë më pak cilësor dhe një orar të çrregullt.

Fakti që përdorimi i telefonave tanë mund të prishë ritmet cirkadiane, duke çuar në një ndërprerje të ciklit të gjumit. Drita blu që del nga pajisja elektronike mendohet se frenon prodhimin e melatoninës, i cili është hormoni që kontrollon ritmin tuaj cirkadian, të gjumit dhe të zgjimit.

Me pak fjalë, përdorimi i paktë i rrjeteve sociale do të thotë cilësi më e mirë e gjumit dhe më pak makthe.

Ekspertët sugjerojnë krijimin e zakoneve të shëndetshme para gjumit për të shmangur makthet gjatë natës. Krijimi i një rutine para gjumit sjell zakone që e ndihmojnë trurin tonë të identifikojë se kur është koha për të fjetur dhe mund të ndihmojë ta mbani mendjen tuaj të fokusuar në detyra të tjera dhe t'ju inkurajojë të relaksoheni në vend që të shqetësoheni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco