Gjykata e Apelit publikon raportin e punës për muajin prill të vitit 2023

Gjykata e Apelit publikon raportin e punës për muajin prill të vitit 2023

17:00, 16/05/2023

Gjykata e Apelit e Kosovës gjatë muajit prill ka publikuar 455 vendime, raporton Syri.net Kosova

Gjykata e Apelit e Kosovës gjatë muajit prill ka publikuar në ueb faqe 455 aktgjykime dhe aktvendime të përpunuara.

Nga këto vendime të publikuar, 392 vendime janë të lëmisë civile, 41 të departamentit për krime të rënda, 18 për çështje administrative si dhe 4 të departamentit special.

Publikimi i vendimeve mbetet një ndër prioritetet e kësaj gjykate, për t’i ofruar qasje secilit qytetar, që ndërlidhet drejtpërsëdrejti me rritjen e transparencës së gjyqësorit. Të gjitha këto aktgjykime dhe aktvendime janë të qasshme për publikun dhe organizatat e ndryshme, të cilat bëjnë monitorimin e sistemit të drejtësisë dhe punës së gjykatave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco