KEDS-i ka bërë me dije se erërat e forta që kanë prekur sot disa rajone të Kosovës kanë shkaktuar dëme në rrjetin elektroenergjetik, përcjell Syri.net Kosova
Përmes një njoftimi për media, kjo kompani ka treguar se si pasojë e këtyre dëmeve, disa dalje kanë mbetur jashtë funksionit.
“Për shkak të erërave të forta që sot në mëngjes kapluan një pjesë të konsiderueshme të Kosovës, janë shkaktuar disa dëme në rrjetin elektroenergjetik, si në largpërçues dhe në shtylla elektrike. Si rrjedhojë, edhe disa dalje 10kV kanë mbetur jashtë funksionit”, është thënë në komunikatë, duke tregua rajonet më të prekura nga këto erëra.
“Rajonet më të prekura janë Peja, Mitrovica, Prishtina dhe Ferizaj. Ekipeve të KEDS-it të këtyre rajoneve u kanë shkuar për ndihmë edhe ekipet e rajoneve të tjera, në mënyrë që të sanohen dëmet sa më shpejt që është e mundur. Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë dhe shpresojmë se në një afat sa më optimal t’u kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike”, është thënë në komunikatë.


© SYRI.net