Momente prekëse në Kroaci: Zbulohet pllakë për kosovarët që vdiqën në aksident, përlotet Elijona

Momente prekëse në Kroaci: Zbulohet pllakë për kosovarët që vdiqën në aksident, përlotet Elijona

15:13, 23/07/2026

Në Sllavonski Brod të Kroacisë është zbuluar pllaka përkujtimore në nderim të dhjetë viktimave të aksidentit tragjik rrugor të 25 korrikut 2021, ku humbën jetën 10  qytetarë të Kosovës.

Ceremonia u organizua nën përkujdesjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kroaci, ndërsa morën pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe Kroacisë, familjarë të viktimave dhe qytetarë të shumtë.

E pranishme në ceremoninë përkujtimore ishte edhe finalistja e “Big Brother VIP Kosova”, Elijona Binakaj, e cila u pa e përlotur gjatë zbulimit të pllakës përkujtimore. Ajo në aksidentin tragjik të vitit 2021 kishte humbur nënën dhe motrën e saj.

Aksidenti i 25 korrikut 2021 në Sllavonski Brod ishte një nga tragjeditë më të rënda që preku qytetarët e Kosovës në Kroaci. Në të humbën jetën dhjetë persona, ndërsa dhjetëra të tjerë u lënduan.

Në fund të ceremonisë, autoritetet kroate përcollën mesazh solidariteti për familjet e viktimave, duke theksuar se pllaka do të mbetet një kujtim i përhershëm për jetët e humbura.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco