Policia e Kosovës arreston një person të dyshuar për kontrabandim me barëra

Policia e Kosovës arreston një person të dyshuar për kontrabandim me barëra

09:45, 06/09/2022

Policia e Kosovës, dje rreth orës  19:40 ka pranuar një informacion se nga fshati Debëlldeh-Viti janë duke lëvizur disa automjete të dyshuara, në mesin e tyre njëra dyshohej se kishte të ngarkuar mallra të kontrabanduara të sjella nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve ilegale, në ndërkohë që dy automjete të tjera kanë bërë përcjelljen e saj.

“Pas pranimit të kësaj informate njësitë operative nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare- Lindje, kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-taktike me ç’rast janë realizuar prita dhe kontrolle në rrugët e brezit kufitar dhe në rrugët dytësore të fshatrave të Vitisë”, thuhet në njoftimin për media.

Si rezultat i veprimeve të marra, njësitë policore kanë arritur që ta ndalojnë automjetin e dyshuar me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar, me ç’rast gjatë kontrollimit janë gjetur një sasi e konsiderueshme e barërave të llojeve të ndryshme (24 lloje të barërave si: Daleron, Xanax, Sintrom 4, Kalcium Karbonat, Dilakor 0.25mg, Andoll 100 mg, Promolut Nor 5mg, Helex 0.25 mg etj.) të cilat janë sjellë në mënyrë ilegale nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori kompetent i cili ka urdhëruar që personi i dyshuar të ndalohet për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar të dërgohet në terminalin doganor. Rasti i kompletuar i dërgohet njësive kompetente për trajtim të mëtutjeshëm

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco