Selakoviq e pret Abazoviqin në Beograd

Selakoviq e pret Abazoviqin në Beograd

14:47, 01/09/2022

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, ka pritur sot në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd, kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Abazoviq, së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe me kryeministrin e Malit të Zi,  Dimitra Kovaçevski, do jenë mysafirë në hapjen e Panairit të Parë Ndërkombëtar të Verës “Wine Vision of the Open Balkans”.

Panairi i verës zgjat deri më 4 shtator dhe mbahet si pjesë e nismës “Ballkani i Hapur”, nën kujdesin e qeverive Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, shkruan Kosovonline.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco